BOTA, 20 Shtator 2023, 22:47

Charles Michel në OKB: Autori i krimeve në Ukrainë ndodhet në sallë

Charles Michel në OKB: Autori i krimeve në Ukrainë ndodhet

Presidenti i Këshillit Evropian, Chales Michel theksoi se vendet e fuqishme nuk duhet t’i mbyllin sytë përpara krimeve që po kryen Rusia në Ukrainë dhe të veprojnë në mënyrë të ndërgjegjshme për t’u dhënë fund njëherë e mirë.

“Ukraina është skenë krimi dhe autori është i ulur në këtë sallë. Ju e dini se kush jeni. Ëndrra e Kremlinit për të rivendosur perandorinë e mëparshme, kush do të vijë pas Ukrainës, për të kënaqur ëndrrat e Putinit.

Cilat janë ato vende që më pas do të duhen të ndërmarrin veprime. Në këtë vend krimi kemi gjithashtu edhe të sulmuarin Ukrainën, ukrainasit që luftojnë në një betejë që nuk e nisën, duke mbrojtur vendin e tyre në një luftë që nuk e dëshiruan dhe duke mbrojtur fëmijët nga vuajtja. Për t’i shpëtuar ata nga një gjë e tillë, nga një vuajtje e mëtejshme, duke i ruajtur nga birësimet në Rusi. Në fakt këto janë dëbime të detyruara. Doja të pyesja përfaqësuesin rus ‘a mund ta përballoni që fëmija juaj të vidhet, të dëbohet, të detyrohet të harrojë familjen dhe gjuhën në emër të një ashtuquajturi edukim. Kjo është një përpjekje për torturë dhe gjenocid.

Duke mbrojtur fëmijët, Ukraina po mbron familjen, të ardhmen dhe lirinë e tyre. Kjo është arsyeja pse BE qëndron fort krah Ukrainës për mbrojtjen e të pafajshmëve. Ne do të mbetemi krah tyre për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Në këtë skenë krimi kemi dëshmitarët, të gjithë ne, në mbarë botën, që ulemi këtu jemi dëshmitarë.

Çfarë kemi bërë ne për këtë krim, për këtë agresion, ndërkohë që një prej anëtarëve të përhershëm sulmon fqinjin e vet për të luftuar të drejtën e vetos kundër të Kombeve të Bashkuara.

Ne jemi ulur në këtë sallë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë për të gjithë njerëzit. Vendet e fuqishme dhe të përgjegjshme nuk mund të mbyllin sytë përpara këtij krimi, sepse ndajmë të gjithë një përgjegjësi për t’i dhënë fund luftës dhe për të ndërtuar një paqe të drejtë, e cila nuk do të zgjasë kurrë nëse krimet nuk ndëshkohen.”, tha ai.