BOTA, 22 Shtator 2023, 18:28

Krimea goditet nga një sulm kibernetik, detajet

Krimea goditet nga një sulm kibernetik, detajet

Krimea është goditur nga një sulm kibernetik pas një sulmi raketor në selinë e flotës së Detit të Zi në Sevastopol, raportojnë mediat e huaja. Lajmi është bërë i ditur nga Oleg Kryuchkov, këshilltar i guvernatorit rus të rajonit.

“Një sulm kibernetik i paprecedentë ndaj ofruesve të internetit të Krimesë. Ne po zbulojmë ndërprerje në internet në gadishull. Të gjitha shërbimet po punojnë për të eliminuar kërcënimin”, shkruan Kryuchkov në Telegram.

Ndërprerja nuk është verifikuar dhe nuk është e qartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar atë.