BOTA, 4 Dhjetor 2021, 20:17

Shpërthen vullkani në Indonezi, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Shpërthen vullkani në Indonezi, një i vdekur dhe dhjetëra

Një vullkan ka shpërthyer në ishullin Java të Indonezisë, duke shkaktuar dëme të shumta në këtë zonë.

Raportohet se, deri tani ka humbur jetën një person ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë. Banorët e alarmuar filluan të largohen nga ishulli.

Dëshmitarët shprehen se fshatrat në afërsi të vullkanit Mt. Semeru janë mbuluar nga re tymi e zezë duke i lënë në errësirë.

Në ndihmë të banorëve kanë shkuar disa helikopterë të cilët po bëjnë evakuimin e qytetarëve.