BOTA, 4 Dhjetor 2021, 16:00

Mbyllja e bareve, restoranteve dhe aktiviteteve të tjera/ Mijëra njerëz mbushin rrugët e Holandës kundër kufizimeve anti-Covid

Mbyllja e bareve, restoranteve dhe aktiviteteve të tjera/ Mijëra

Disa mijëra njerëz u mblodhën në qytetin qendror holandez të Utrecht të shtunën për të protestuar kundër kufizimeve të reja të koronavirusit që hynë në fuqi fundjavën e kaluar.

Protestuesit ecën nëpër rrugët e qytetit duke mbajtur pankarta që shkruanin “Liria Mjekësore Tani!” dhe duke valëvitur flamujt holandez. Një prani e fortë e policisë ishte e dukshme përgjatë rrugës së marshimit.

Mbyllja e bareve, restoranteve dhe aktiviteteve të tjera/ Mijëra



Është demonstrata e parë e madhe në Holandë kundër masave, të cilat përfshijnë mbylljen e bareve, restoranteve dhe shumicës së dyqaneve gjatë natës për të frenuar një valë rekord të rasteve me Covid-19 që po kërcënon të pushtojë sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit.