BOTA, 4 Dhjetor 2021, 09:08

Edhe Zvicra vendos masa të reja, kërkon test PCR edhe për të vaksinuarit

 

Edhe Zvicra vendos masa të reja, kërkon test PCR edhe për të

Greqia dhe Zvicra kanë vendosur masa të reja për të hyrë në vend për shkak të pandemisë. Pas rritjes së rasteve me Covid-19 dhe nga kujdesi ndaj variantit Omicron, Zvicra ka ashpërsuar masat.


Ministria e Punëve të Jashtme njofton se duke nisur nga sot të gjithë personat që hyjnë në Zvicër duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.
Njoftimi i ministrisë së Jashtme:

????Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.

????Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

❗Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19.