BOTA, 15 Janar 2023, 21:07

Shpërthen një depo armësh në Rusi, tre ushtarë të vrarë

Shpërthen një depo armësh në Rusi, tre ushtarë të

Rajoni rus i Belgorodit, ngjitur me kufirin me Ukrainën, është goditur nga një ngjarje e rëndë, pasi një depo me municione e armatime ka shpërthyer si pasojë e moszbatimit të protokollit për mbajtjen e granatave, duke lënë të vdekur tre ushtarë rusë dhe duke plagosur 16 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër kulturore, e cila pas agresionit rus në Ukrainë, ishte projektuar për të shërbyer si depo për armatimet e ushtarëve rusë.

Kjo, duke parë edhe afërsinë që rajoni i Belgorodit ka me Ukrainën, duke qenë shumë pranë kufirit.

Nga ana tjetër, ka qenë agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ajo e cila ka bërë me dije se janë edhe tetë ushtarë të tjerë rusë, të cilët nuk janë gjendur ende pas shpërthimit dhe kërkimi për ta vijon.

Gjë, që lë hapësirë për të menduar se numri i fataliteteve mund të shtohet.

Nuk dihet me saktësi nëse granatën fillestare që ka shpërthyer, e ka pasur në zotërim një prej ushtarëve, apo ka qenë në raftet e magazinimit.

Pakujdesi të tilla gjithsesi, kanë sjellë shpesh viktima në rusi, ku probleme ka pasur edhe me sistemet kundër raketore në Belgorod.