TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ndërtesë dykatëshe është shembur më 6 dhjetor në një provincë jugore të Egjiptit duke lënë të vdekur së paku tre fëmijë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Ekipet e shpëtimit ia dolën që të shpëtojnë nëntë persona të cilët kishin ngecur nën rrënojat e ndërtesës dykatëshe në provincën Beni Suef, rreth 111 kilometra larg nga Kajro.
Dy vëllezër në moshën 8 dhe 12-vjeçare dhe motra e tyre 11-vjeçare kanë vdekur. Edhe tre fëmijë të tjerë janë lënduar. Shkaqet e shembjes së objektit nuk dihen ende por incidente të tilla janë të shpeshta në Egjipt ku kriteret e ndërtimit nuk respektohen.
Në muajin shtator një ndërtesë katërkatëshe ishte rrënuar në qytetin Shoubra el-Khaima, afër Kajros, me ç’rast kishin vdekur tre persona.
Qeveria egjiptiane së fundi e filloi një fushatë kundër ndërtimeve ilegale në gjithë vendin, duke burgosur shkelësit dhe në shumë raste ka rrënuar objektet pa leje./REL