BOTA, 6 Dhjetor 2021, 14:15

Qipro, Papa Françesku humb ekuilibrin duke u ngjitur në avion

Qipro, Papa Françesku humb ekuilibrin duke u ngjitur në avion

Gjatë largimit të tij pas vizitës në Qipro, Papa Françesku ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar duke u ngjitur në avion. 

Fatmirësisht Papa nuk u lëndua, pasi ai u ngrit menjëherë në këmbë me ndihmën e një roje sigurie dhe kur hipi në avion, përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit në eventin e tij zyrtar të lamtumirës.

Një skenë e ngjashme, në të cilën Papa Françesku ka humbur ekuilibrin, ka ndodhur edhe shtatorin e vitit të kaluar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.