BOTA, 5 Dhjetor 2021, 14:35

Papa përqafon emigrantët dhe jep mesazhe të forta: Mesdheu u bë varrezë, turp nga fëmijët!

Papa përqafon emigrantët dhe jep mesazhe të forta: Mesdheu u

Mesdheu është një varrezë pa gurë varresh, le të ndalojmë mbytjet”. Kështu u shpreh Papa Françesku në Lesbos ku takoi dhe përqafoi emigrantët e kampit të refugjatëve në ishullin grek.

I lutem Zotit të na zgjojë nga harresa për ata që vuajnë, të na shkundë nga individualizmi që përjashton, të zgjojë zemrat e shurdhra ndaj nevojave të të tjerëve” tha ai.

Papa Françesku u kthye në qendrën e refugjatëve në Lesbos pesë vjet pas vizitës së tij të parë. Ai eci duke përshëndetur njerëzit dhe duke përkëdhelur fëmijët.

Papa përqafon emigrantët dhe jep mesazhe të forta: Mesdheu u

Jo mbylljeve dhe nacionalizmave. Mbylljet dhe nacionalizmat, na mëson historia, çojnë në pasoja katastrofike. Është iluzion të mendosh se mjafton të mbrohesh, duke u mbrojtur nga më të dobëtit që trokasin në derë. E ardhmja do të na vërë edhe më shumë në kontakt me njëri-tjetrin. Për ta kthyer në të mirë, nuk duhen veprime të njëanshme, por politika të gjera” tha ai.

Historia na mëson këtë”-vazhdoi ai-por “ne ende nuk e kemi mësuar. Mos ia ktheni shpinën realitetit, mos delegoni gjithmonë çështjen e migrimit tek të tjerët”.

Të shohim fytyrat e fëmijëve dhe të na vijë turp. Ne gjejmë guximin të turpërohemi para tyre, të cilët janë të pafajshëm dhe janë e ardhmja” vijoi më tej Papa Françesku duke përdorur fjalë të forta për t’i tronditur të gjithë përballë tragjedisë së emigrantëve, e cila gjithmonë duket se po fshihet në plan të dytë.

Vetëm të vegjlit “sfidojnë ndërgjegjen tonë dhe na pyesin: çfarë bote doni të na dhuroni? Mesdheu, i cili për mijëvjeçarë ka bashkuar popuj të ndryshëm dhe toka të largëta, po bëhet një varrezë e ftohtë pa gurë varri. Ky pellg i madh uji, djepi i shumë qytetërimeve, tani duket si një pasqyrë vdekjeje” deklaroi ai.