TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Egjipt, ku si pasojë e shembjes së një ndërtese kanë humbur jetën 9 persona. Ngjarja ndodhi në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit. Sipas gazetës egjiptiane “Al-Ahram”, ekipet e mbrojtjes civile, të cilat pas njoftimit për shembjen e një ndërtese pesëkatëshe në veri të Kajros kanë mbërritur në vendngjarje, kanë arritur të nxjerrin nëntë kufoma dhe katër të plagosur.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vijuar punën nën rrënoja. Të dielën, katër persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën nga shembja e një ndërtese në veri të Egjiptit. Muajin e kaluar, dhjetë persona humbën jetën kur ndërtesa e tyre 13-katëshe u shemb në qytetin bregdetar të Aleksandrisë.
Shembjet e ndërtesave janë të shpeshta në Egjipt për shkak të shkeljeve të rregullave të ndërtimit dhe mosmarrjes së lejeve të nevojshme si rezultat i mungesës së mbikëqyrjes së qeverisë.