BOTA, 24 Dhjetor 2022, 08:55

Shembet ballkoni i restorantit në Stamboll, njerëzit përfundojnë në det (VIDEO)

Shembet ballkoni i restorantit në Stamboll, njerëzit

Ballkoni i një restoranti buzë detit u shemb në lagjen "Bebek" të Stambollit në orën 21:00 të së premtes mbrëma me orën lokale. Sipas informacioneve nga mediat turke, personat ranë në det dhe skuadrat e shpëtimit i nxorrën nga uji.

Katër persona u plagosën dhe u dërguan në spital. Në videot e publikuara shihen njerëz në ujë, duke tentuar të dalin jashtë.


Për momentin nuk janë zbardhur rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa operacioni për shpëtimin e atyre që kanë mbetur në ujë po vijon ende. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe mjekësore.