TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antov, thotë se mundësi për një përplasje mes dy vendeve është “e lartë”.
Në një deklaratë për mediat ruse, Antov e krahasoi gjendjen në të cilën ndodhet marrëdhëniet Moskë-Uashington, me një “epokë akullnajash”.
Ai shtoi se ishte e vështirë të thuhej se kur mund të rifillonin bisedimet mbi dialogun strategjik midis dy palëve, por se bisedimet mbi shkëmbimin e të burgosurve ishin ” efektive” dhe do të vazhdojë.
Pushtimi rus i Ukrainës, i cili solli si pasojë një sërë sanksionesh nga ana e Perëndimit, i ccoi marrëdhëniet mes dy su[perfuqive në pikën m ëtë ulët në dekada.
Dy shkëmbime të fundit të të burgosurve, në të cilat veterani i marinës amerikane Trevor Reed dhe ylli i basketbollit Brittney Griner u liruan nga Rusia në këmbim të kontrabanduesit të dënuar të drogës Konstantin Yaroshenko dhe tregtarit të armëve Viktor Bout, janë konsideruar si raste të rralla të diplomacisë së suksesshme SHBA-Rusi këtë vit.