BOTA, 24 Dhjetor 2022, 08:52

Azili përfshihet nga flakët, humbin jetën 20 persona. Shtëpia për të moshuar ishte ilegale

Azili përfshihet nga flakët, humbin jetën 20 persona.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu një shtëpi për të moshuarit në qytetin siberian të Kemerovës.

Gjashtë persona të tjerë u lënduan. I gjithë kati i fundit i ndërtesës dykatëshe prej druri është djegur nga zjarri gjatë natës.

Azili për të moshuarit funksiononte ilegalisht dhe tashmë ka nisur një hetim penal, thonë zyrtarët rusë.

Zyrtarët lokalë të shërbimit zjarrfikës thanë se shumë shtëpi të paregjistruara për të moshuarit funksiononin në të gjithë Rusinë.

Ato konsideroheshin pronë private dhe nuk i nënshtroheshin inspektimeve të sigurisë nga zjarri.