BOTA, 20 Tetor 2025, 11:37

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Kallas: Nuk është mirë që Putini po shkon në Hungari për bisedime me Trump

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Kallas: Nuk është

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, përpara një takimi të ministrave të jashtëm evropianë në Luksemburg tha për gazetarët se nuk është një ide e mirë që presidenti rus Vladimir Putin të udhëtojë drejt Hungarisë për të mbajtur takimin me Donald Trump.

“Nuk është mirë” që Presidenti rus Vladimir Putin, “një person ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”, po udhëton për në Hungari për të mbajtur takim me Trump, një vend anëtar i BE-së’, tha Kallas.

Kallas shtoi gjithashtu se pret që paketa e 19-të e sanksioneve kundër Rusisë të miratohet këtë javë.

"Rusia realisht nuk dëshiron paqe dhe këtë javë Bashkimi Evropian pritet të miratojë një paketë të mëtejshme sanksionesh, të 19-ën, kundër Rusisë", shtoi ajo.