BOTA, 19 Tetor 2025, 22:03

Grabitja spektakolare në Luvër e 8 objekteve të paçmueshme, mes tyre një karficë prej 6.7 milionë eurosh me 2 634 diamante

Grabitja spektakolare në Luvër e 8 objekteve të

Tetë objekte të paçmueshme u vodhën nga Muzeu i Luvrit në Paris, pas një grabitjeje spaktakolare brenda 7 minutash,  që ngjan më shumë me skenë filmi sesa me një krim të zakonshëm.

Hajdutët arritën të futen në Sallën e Apolonit, ku janë ekspozuar bizhuteritë më të vlefshme dhe të rralla të koleksionit francez, dhe për vetëm shtatë minuta, çanë vitrinat e blinduara dhe morën sendet e çmuara.

Ministria Franceze e Kulturës ka publikuar një listë të bizhuterive të vjedhura nga hajdutët në shtatë minuta.

Kurorë nga seti i bizhuterive të mbretëreshës Maria Amalia dhe mbretëreshës Hortense

Grabitja spektakolare në Luvër e 8 objekteve të

Gjerdani nga seti i safirëve të Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense:

Grabitja spektakolare në Luvër e 8 objekteve të

Vathë nga seti me safirë i Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense

Grabitja spektakolare në Luvër e 8 objekteve të

Varëse smeraldi nga koleksioni i perandoreshës Maria Luiza

Grabitja spektakolare në Luvër e 8 objekteve të

Një palë vathë smeraldi nga i njëjti set

Grabitja spektakolare në Luvër e 8 objekteve të

Kurora e perandoreshës Eugenia

Grabitja spektakolare në Luvër e 8 objekteve të

Karficë në formë fjongoje e perandoreshës Eugenia, një objekt unik me 2,634 diamantë, i blerë nga Luvri në vitin 2008 për 6.72 milionë euro, pasi kishte qenë më parë në një koleksion privat në SHBA.

Grabitja spektakolare në Luvër e 8 objekteve të

Sipas pamjeve të publikuara nga BFMTV, njëri prej autorëve, i veshur me jelek të verdhë pune dhe me kapuç, shihet teksa përdor një sharrë elektrike për të çarë një vitrinë të blinduar brenda Sallës së Apolonit.

Dy vitrina u hapën me forcë, njëra mbante bizhuteritë e Napoleonit” dhe tjetra bizhuteritë e sundimtarëve francezë. Autorët përdorën mjet prerës industrial (troh) për të realizuar thyerjen.

Sipas gazetës Le Parisien, grabitësit ishin katër persona, dy ndodheshin në një kamion me vinç ngritës dhe të veshur si punëtorë ndërtimi, me jelekë të verdhë. Dy të tjerë ishin me motorë, duke mbikëqyrur hyrjen dhe daljen.

Ata arritën të ngjiten direkt në katin e parë të muzeut, nga ana e lumit Senë, në një pjesë ku po zhvilloheshin punime. Pas vjedhjes, u larguan me shpejtësi me skuterët, duke shmangur rojet dhe kamerat për disa minuta.