TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ukraina është gati të nisë kundërofensivën e shumëpritur ndaj forcave ruse”.
Kështu u shpreh një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në vend, Oleksiy Danilov, shkruan BBC.
Danilov nuk donte të jepte një datë të saktë, por tha se sulmi për të rimarrë territoret nga forcat pushtuese të presidentit rus, Vladimir Putin mund të fillojë “nesër, pasnesër ose pas një jave”.
Ai paralajmëroi se qeveria ukrainase nuk ka të drejtë të bëjë një gabim në lidhje me vendimin, sepse kjo është një “mundësi historike” që “ne nuk mund ta humbim”.
Si sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Danilov është në qendër të kabinetit të luftës të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.