BOTA, 1 Korrik 2025, 20:22

Senati miratoi projektligjin e tij, Trump mirëpret rezultatin: Muzikë për veshët e mi

Senati miratoi projektligjin e tij, Trump mirëpret rezultatin: Muzikë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pasi Senati miratoi projektligjin të tij për shpenzimet.

“Uau, muzikë për veshët e mi”, u tha presidenti amerikan gazetarëve pasi iu tha rezultati i votimit.

Projektligji u miratua me një diferencë të ngushtë pasi nënkryetari JD Vance bëri votën e tij përcaktuese të barazimit.

“Ai po bën një punë të mirë,” tha Trump.

Projektligji tani do të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku do të debatohet dhe votohet nesër.