BOTA, 1 Korrik 2025, 18:42

50 me 50/ Senati miraton ”projektligjin e madh dhe të bukur” të presidentit Trump, Vance bën diferencën

50 me 50/ Senati miraton ”projektligjin e madh dhe të bukur”

Senati amerikan ka miratuar të ashtuquajturin ”projektligji i madh dhe i bukur” të presidentit Donald Trump, thënë ndryshe buxheti.

Ky buxhet përmban të gjitha premtimet zgjedhore të presidentit – nga heqja e taksave për bakshishet dhe orët shtesë deri te lufta kundër imigracionit, duke kaluar nëpër një ulje të taksave për aksionet dhe amerikanët.

Ai u miratua falë votës vendimtare të zëvendëspresidentit JD Vance, pasi tre republikanë iu bashkuan 47 demokratëve dhe votuan kundër.

Senatorët konservatorë që e kundërshtuan atë janë Rand Paul, Thom Tillis dhe Susan Collins.

Masa tani shkon në Dhomën e Përfaqësuesve.