TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Steven McCraw, një zyrtar i lartë policor në Teksas u shpreh se policia mori vendimin e gabuar duke mos sulmuar të riun që vrau 19 fëmijë në një shkollë fillore në Uvalde.
Ai tha se efektivët u vonuan në ndërhyrjen e tyre sepse besuan nuk ishte momenti i duhur. Nga ana tjetër nxënësit që ndodheshin brenda godinës bënë thirrje që policia të shkonte në ndihmë të tyre.
McCraw konfirmoi se kishte 40 minuta diferencë nga mbërritja e njësisë së policisë në shkollën fillore Robb deri në momentin që ata vendosën të ndërhynin.
Oficeri i lartë në vendngjarje vendosi të priste derisa portieri i shkollës të vinte me çelësat e godinës.