TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mund të kthehej në masakrën e radhës një festë të rinjsh në SHBA, konkretisht në Charleston, Virxhinia Perëndimore.
BBC raporton se një person hapi zjarr ndaj një grupi të rinjsh që ishin mbledhur për të festuar një ditëlindje, por fatmirësisht plumbat nuk prekën askënd.
Autori u neutralizua në kohë nga ndërhyrja e një femre e cila nxori armën e saj dhe e qëlloi për vdekje personin që po qëllonte në drejtim të turmës.
Zëdhënësi i policisë Tony Hazelett tha se reagimi i shpejtë i gruas shpëtoi dhjetra jetë njerëzish.
Hazelett tha në një konferencë shtypi se gruaja që qëlloi kundër autorit nuk kishte ndonjë precedent.
Emri i saj nuk është bërë publik nga policia e cila tha se ndaj kësaj femre nuk do të ngrihet asnjë akuzë.
“Ajo është thjesht një anëtare e komunitetit që mbante armën e saj në mënyrë të ligjshme,” tha ai.
“Dhe në vend që të ikte nga zona ku i kërcënohej jeta, ajo u përfshi dhe shpëtoi disa jetë.”
Sipas BBC, sulmuesi kishte qarkulluar në zonë me makinën e tij të mërkurën në mbrëmje kur u paralajmërua të ngadalësonte shpejtësinë sepse fëmijët po luanin.
Ai u kthye i armatosur me një pushkë të tipit AR-15 dhe hapi zjarr nga automjeti i tij drejt grupit prej 30 deri në 40 persona në Charleston.
Ngjarja vjen në mes të një debati të nxehtë mbi armët pas të shtënave në një shkollë fillore në Teksas që la 19 viktima.