TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria ruse ka zgjeruar listën e saj të vendeve dhe territoreve që janë “jomiqësore”, duke përfshirë 11 territore britanike të cilat nuk ndodhen në afërsi të gadishullit britanik, por janë koloni të vjetra angleze.
Lista e vendeve të shtuara:
Bermuda
Territori Britanik Antarktik
Territori Britanik i Oqeanit Indian
Ishujt Kajman
Ishujt Falkland
Montserrat
Ishujt Pitcairn
Ishujt e Shën Helena, Ascension dhe Tristan da Cunha
Gjeorgjia e Jugut dhe Ishujt Sanduiç të Jugut
Akrotiri dhe Dhekelia
Tre territore britanike konsideroheshin tashmë “jomiqësore” ndaj Rusisë, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Gjibraltari, ndërsa një prej vendeve të sapo shtuara në listën e Kremlinit, Ishujt Pitcairn kanë një popullsi prej vetëm 50 banorësh.