BOTA, 29 Tetor 2022, 23:04

Shpërthim me dhjetë të vdekur në Bagdad, shumica prej tyre futbollistë

Shpërthim me dhjetë të vdekur në Bagdad, shumica prej tyre

Të paktën dhjetë persona u vranë dhe më shumë se njëzet u plagosën pas një shpërthimi në Bagdadin lindor, Irak, të shtunën, sipas burimeve të sigurisë dhe atyre mjekësore.

Ngjarja ndodhi pranë një fushe futbolli dhe një kafeneje kur shpërtheu lënda plasëse  e vendosur në një automjet.

Kjo nga ana tjetër shkaktoi një tjetër shpërthim në një cisternë LPG aty pranë, thanë burimet e sigurisë

Shumica e viktimave janë futbollistë që ndodheshin në fushë.

Associated Press fillimisht kishte raportuar se shpërthimi mund të ketë qenë për shkak të një problemi teknik.