BOTA, 30 Tetor 2022, 08:36

Si u kthye në tragjedi festa e Halloween-it në Korenë e Jugut, shkon në 151 numri i viktimave. Denoncohen 355 persona të zhdukur

Si u kthye në tragjedi festa e Halloween-it në Korenë e Jugut,

Ka shkuar në 151 numri i viktimave që kanë humbur jetën gjatë festimeve të Halloweeni-t në Korenë e Jugut, 19 prej të cilëve shtetas të huaj.

Qeveria metropolitane e Seulit thotë se ka marrë raportime për 355 persona të zhdukur që nga përplasja në Itaewon.

Denoncimet bëhet me dije se po i kalojnë policisë.

Viktimat u shtypën nga një turmë e madhe që po shtynte përpara në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween-it pranë hotelit Hamilton në zonën Itaewon.

Pamjet në mediat sociale treguan shumë viktima të shtrirë në rrugë teksa punëtorët nga shërbimet e urgjencës kryenin ndërhrje me CPR tek ata në përpjekje për t’i kthyer në jetë.

Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrfikëses në Seulit, tha se numri i të vdekurve mund të rritet, me 150 persona të lënduar dhe disa prej tyre në gjendje kritike në spital.

Shumica e trupave janë dërguar në spitale, ndërsa pjesa tjetër po dërgohen në një palestër aty pranë në mënyrë që të mund të identifikohen, shtoi ai.

Më shumë se 800 personel i shërbimeve të urgjencës u vendosën në rrugë për të trajtuar të lënduarit, duke përfshirë të gjithë personelin në dispozicion në Seul.