BOTA, 30 Tetor 2022, 09:29

Tragjedia me 151 viktima gjatë festimeve të Halloween-it në Korenë e Jugut, presidenti i vendit shpall zi kombëtare: Kjo është një fatkeqësi

Tragjedia me 151 viktima gjatë festimeve të Halloween-it në

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol ka shpallur zi kombëtare pas tragjedisë së shkaktuar gjatë festimeve të Halloween-it ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 151.

Ai shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit gjatë një deklarate të bërë ditën e sotme përpara se vizitonte vendin ku ndodhi ngjarja.

“Kjo është vërtetë tragjike. Një tragjedi dhe fatkeqësi që nuk duhet të kishte ndodhur pikërisht në zemër të Seulit”, u shpreh ai.

Mediat vendase kanë raportuar se 151 persona janë vrarë nga shtyrja e turmës në një zonë të tejmbushur me njerëz e njohur për jetën e natës të shtunën mbrëma në Seul, ndërkohë që 82 të tjerë janë plagosur.

Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrit Yongsan të Seulit, tha se numri i vdekjeve mund të rritet pasi një numër i të plagosurve janë në gjendje kritike.