BOTA, 19 Korrik 2023, 14:47

Urdhër-arresti i Hagës shqetëson Putin-in, tërhiqet nga pjesëmarrja në samitin e Afrikës së Jugut

Urdhër-arresti i Hagës shqetëson Putin-in, tërhiqet nga

Presidenti i Afrikës së Jugut ka konfirmuar se homologu i tij, Putini nuk do të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar të grupit BRICS të ekonomive. Jo vjen pasi ndaj Putinit është dhënë një urdhërarresti nga Gjykata e lartë e Hagës.

Në vend të Putinit, Rusia do të përfaqësohet nga ministri i saj i Jashtëm Sergei Lavrov në samitin e Johanesburgut, së bashku me liderët e Brazilit, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, tha presidenca në një deklaratë.

Afrika e Jugut u përball me një dilemë në organizimin e samitit sepse si anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), teorikisht do të kërkohej arrestimi i Putinit për krime lufte të dyshuara.