TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graf Ignatievo të Bullgarisë.
Një avion ushtarak është rrëzuar gjatë stërvitjes, ku si pasojë kanë humbur jetën dy pilotë.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Rrëzimi ndodhi disa orë pasi Presidenti Rumen Radev mori pjesë në një fluturim demonstrues me një avion luftarak F-16 në të njëjtën bazë ajrore me ftesë të Forcave Ajrore të SHBA.
Shfaqja ajrore e anuluar ishte menduar të mbahej me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO dhe 35 vjetorit të futjes së MiG-29 në forcat ajrore bullgare.