BOTA, 11 Shtator 2024, 19:04

"Kafshët shtëpiake për Trump", shpërthejnë talljet online pasi ish-presidenti tha në debat se emigrantët po hanë mace dhe qen

"Kafshët shtëpiake për Trump", shpërthejnë

Mediat sociale janë përmbytur me ‘Kafshët shtëpiake për Trump’ pasi ai akuzoi emigrantët se ‘hanin qen dhe mace’ gjatë një debati me Kamala Harris.

"Kafshët shtëpiake për Trump", shpërthejnë

Ish-presidenti u shfaq dukshëm i irrituar ndërsa Harris e nxiti atë drejtpërdrejt në ABC për numrin e turmave të tij në tubim, rekordin e tij për abortin dhe gjyqet e tij kriminale, përcjell Telegrafi.

Dhe në një moment, Trump vazhdoi të akuzonte emigrantët nga Haiti për ‘ngrënjen e kafshëve shtëpiake’ në Springfield, Ohio, një pretendim i pavërtetë që u shfaq për herë të parë në mediat sociale.

"Kafshët shtëpiake për Trump", shpërthejnë

“Në Springfield, ata po hanë qentë. Njerëzit që hynë, po hanë macet”, tha ish-presidenti. “Ata po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje”.

"Kafshët shtëpiake për Trump", shpërthejnë

Harris mund të dëgjohej duke mërmëritur ‘Çfarë? Kjo është e pabesueshme’ përpara se të fillojë të qeshë.

"Kafshët shtëpiake për Trump", shpërthejnë

Përdoruesit e mediave sociale gjithashtu nuk dukeshin aspak të bindur pasi shpërndanë dhjetëra meme nën hashtagun #PetsForTrump.

"Kafshët shtëpiake për Trump", shpërthejnë