TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëzimin e avionit privat në të cilin udhëtonte Yevgeny Prigozhin, teksa mësohet se bashkëthemeluesi i Wagner dhe aleati i ngushtë tij ishte gjithashtu në aeroplanin që u rrëzua sot.
Raportet e paverifikuara që qarkullojnë në Telegram kanë pretenduar se ish-oficeri rus i inteligjencës Dmitry Utkin ishte një nga 10 pasagjerët në bordin e Embraer Legacy 600 që u rrëzua të mërkurën pasdite.
Mes atyre që raportojnë se Utkin dhe Prigozhin ishin së bashku në avion janë kanalet Telegram VChK-OGPU dhe rosZMI.
Utkin ka qenë një figurë që ka refuzuar të shfaqet në publik gjatë viteve të fundit, teksa dalja e tij e fundit raportohet të ketë qenë në vitin 2016.