BOTA, 2 Qershor 2022, 13:17

Mbretëria e Bashkuar në festë për Jubileun e Platinit të Mbretëreshës Elizabet II

Mbretëria e Bashkuar në festë për Jubileun e Platinit
Mbretëresha Elisabet II / The Royal Family

Mbretëri e Bashkuar - Në mbarë vendin kanë nisur festimet për Jubileun e Platinit të Mbretëreshës Elisabetë II, që kremton 70 vjetorin e saj në fron. 

Ceremoni zyratare, parada, festa dhe party në rrugë do të dominojnë të gjithë vendin nga dita e sotme (2 qershor) deri në 5 qershor. 

Mbretëresha ka thënë se ndihet e "inspiruar" nga festimet që po mbahen në mbarë vendin. Ajo ka falenderuar qytetarët për organizimin e eventeve të shumta. 

Miliona vetë do të marrin pjesë në festat që organizohen në shumë rrugë të Mbretërisë së Bashkuar, festime të cilat do të vijojnë për katër ditë me rradhë. 

Jubileu i Platinit është i pari në histori, sepse asnjëherë më parë një monark nuk ka arritur të jetë në fron për kaq gjatë, plot 70 vjet! 

Mbretëresha Elisabetë e trashëgoi fronin pas vdekjes së babait të saj, Mbretit George VI. Ajo u bë Mbretëreshë në moshën 25 vjeçare në vitin 1952 dhe kurorëzimi zyrtar u krye në qershor të vitit 1953. 

Mbretëresha ka kaluar dekada të tëra në fron, duke parë ndryshime të jashtëzakonshme të vendit të saj, por edhe mbarë globit. Ajo ka parë të vijnë në pushtet 14 kryeministra britanikë dhe 14 Presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Festimet për Jubileun e Platinit janë një moment historik për Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet të tërheqin miliona pjesëmarrës. 

Mbretëria e Bashkuar në festë për Jubileun e Platinit
Mbretëresha Elisabet II (1952)