TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa protestat në Francë po vijojnë pas vrasjes së një 17-vjeçari, raportohet se 30 % e të arrestuarve në incidentet e djeshme ishin të moshës 14 deri në 17 vjeç.
Sipas mediave të huaja, Naeli 17-vjeçar u vra nga policia, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka bërë që presidenti francez, Emmanuel Macron, të detyrohet të shtyjë vizitën e tij zyrtare në Gjermani dhe të qëndrojë në Paris, ndërkohë që qeveria franceze me një sërë masash represive përpiqet t’u japë fund incidenteve që janë përhapur në dhjetëra qytete franceze.
Ministri francez i Drejtësisë, Erin Dupont Moretti, ka bërë njoftime të reja pasditen e sotme dhe ka paralajmëruar prindërit e të miturve me 2 vite burg dhe 30 mijë euro gjobë nëse fëmijët e tyre arrestohen gjatë incidenteve!
Njoftimet e jashtëzakonshme të ministrit francez të Drejtësisë erdhën pas thirrjeve nga kryebashkiakët e Marsejës dhe Lionit, të cilët i kërkuan Parisit përforcime shtesë policore, kërkesë të cilën Parisi e plotësoi me shpejtësi.
Siç e përmendëm edhe më lartë, vala e zemërimit në thelb është shkaktuar nga të rinjtë dhe se nga 1300 arrestimet e bëra të premten, 30% e të arrestuarve ishin të mitur nga 14 deri në 17 vjeç!