BOTA, 27 Qershor 2026, 18:24

Dyvjetori i protestave të Gen Z në Kenia shoqërohet me tensione/ Të rinjtë kërkojnë drejtësi për të vrarët, përballen me arrestime dhe dhunë

Dyvjetori i protestave të Gen Z në Kenia shoqërohet me tensione/

Në Kenia vazhdojnë kërkesat për drejtësi lidhur me protestat e fuqishme të udhëhequra nga të rinjtë e “Gjeneratës Z” që shpërthyen në qershor 2024 kundër rritjes së taksave dhe problemeve ekonomike.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, protestat që u përhapën në Nairobi dhe qytete të tjera kulmuan më 25 qershor 2024, kur demonstruesit hynë në zonën e Parlamentit dhe forcat e sigurisë përdorën forcë të rëndë. Ngjarjet lanë të paktën dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur, ndërsa u raportuan edhe arrestime masive dhe akuza për përdorim të tepruar të forcës nga policia.
Dy vite më vonë, në përvjetorin e protestave, mijëra qytetarë u mblodhën sërish në Nairobi dhe qytete të tjera për të kujtuar viktimat dhe për të kërkuar hetime të pavarura dhe ndëshkimin e përgjegjësve. Protestat e përkujtimit u shoqëruan me tensione, gaz lotsjellës dhe arrestime të reja nga policia, ku raportohet për 355 të arrestuar.

Familjet e viktimave dhe organizatat civile thonë se procesi i drejtësisë ka qenë i ngadaltë dhe se vetëm një pjesë e vogël e rasteve janë hetuar plotësisht. Ndërkohë, qeveria ka premtuar kompensime dhe reforma, por aktivistët vijojnë të kërkojnë përgjegjësi penale për dhunën e përdorur gjatë protestave.

Lëvizja e njohur si “Gen Z protests” mbetet një simbol i pakënaqësisë së të rinjve kenianë për koston e lartë të jetesës, korrupsionin dhe dhunën policore, duke vazhduar të ndikojë debatin politik në vend.

Kenia po ashtu disa ditë më parë u përfshi nga protesta edhe për përhapjen e Ebolës.