BOTA, 29 Mars 2022, 23:36

Qyteti i shkatërruar i Mariupolit/ Putin i kërkon Macronit që ukrainasit të dorëzojnë armët

Qyteti i shkatërruar i Mariupolit/ Putin i kërkon Macronit që

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë presidentit francez që ukrainasit që janë duke mbrojtur Maripolin duhet të dorëzojnë armët.  Gjatë një bisede telefonike midis dy presidentëve ditën e sotme, Putini ka këmbëngulur që ukrainasit të dorëzojnë armët.  

Sipas një postimi në Telegram nga ministria e jashtme e Rusisë, theksohet se dy udhëheqësit diskutuan “zhvillimet aktuale” në Ukrainë, me fokus në përpjekjet humanitare.

Në lidhje me Mariupolin, Putin “theksoi se për të zgjidhur situatën e vështirë humanitare…militantët nacionalistë ukrainas duhet të ndalojnë rezistencën dhe të lënë armët”.

Një zyrtar nga presidenca franceze tha se Macron ngriti temën e kryerjes së një misioni humanitar në Mariupol – por kushtet për një të tillë tani nuk janë të favorshme.

Përveç kësaj, të dy udhëheqësit diskutuan pagesat e rublave për furnizimet me gaz rus në Bashkimin Evropian.