TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zyrtar amerikan i ka thënë pasditen e sotme BBC-së se disa forca ruse do të largohen nga kryeqyteti ukrainas.
“Po ne kemi parë se rusët kanë filluar të largohen nga Kievi” tha zyrtari i cili kërkoi të fliste në kushte anonimati.
Megjithatë ai është skeptik duke theksuar se është herët për të dalë në përfundime.
“Po ne kemi pak besim në këtë fazë se kjo mund të sjellë apo jo ndonjë ndryshim të rëndësishëm apo tërheqje të plotë të trupave ruse.
Rusët ende po godasin Kievin me sulme ajrore. Koha do të tregojë se çfarë kanë ndërmend të bëjnë ata”, u shpreh zyrtari amerikan.