BOTA, 29 Mars 2022, 20:37

Bisedimet mes Moskës dhe Kievit në Stamboll/ Biden: Do të shohim nëse Rusia do t'i qëndrojë zotimit të saj

Bisedimet mes Moskës dhe Kievit në Stamboll/ Biden: Do të shohim

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se nuk do të dalë në përfundime për deklaratat e Moskës sa i takon pushtimit të Ukrainës. Ai shtoi se do të presë për të parë se cilat do të jenë veprimet e tyre.

“Unë nuk lexoj asgjë derisa të shoh se kush janë në të vërtetë veprimet e tyre. Ne do të shohim nëse ata do të ndjekin atë linjë që thonë. Ka negociata që vazhduan sot në Rusi dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.

Kam pasur një takim me krerët e tre shteteve aleate të NATO, Francë, Gjermani, dhe Britani e Madhe dhe duket se ka një konsensus. Le të shohim se çfarë kanë për të ofruar”, tha Biden duke folur për gazetarët pas takimit me kryeministrin Lee Hsien Loong të Singaporit.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë kërkuar kujdes pasi Rusia tha se do të ulë sulmet në Kiev dhe Chernihiv.