BOTA, 10 Shkurt 2023, 20:45

Putini vazhdon të mohojë luftën: E nisën nacionalistët ukrainas, ne tentuam të…

Putini vazhdon të mohojë luftën: E nisën nacionalistët

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pretenduar se Rusia nuk e ka nisur aksionin ushtarak në Ukrainë dhe se Moska, por po tentonte të ndalte një aksion të tillë në shtetin fqinj.

Në një takim me përfaqësuesit e industrisë së aviacionit në Moskë, Putini ka thënë se nacionalistët në Ukrainë kanë nisur aksionin ushtarak.

Duke iu referuar rajonit të Donbasit, Putini ka thënë se forcat ukrainase në tetë vjetët e fundit kanë sulmuar banorët që janë të lidhur me Rusinë, kulturën dhe gjuhën e saj. Putini ka thënë se këtë nuk ka mundur ta toleronte.