TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Gjithçka do të jetë Ukrainë”. Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka bërë reagimin e parë, pasi Vladimir Putin shpalli nga Kremlini zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve të pavarura ukrainasë, pas referendumeve të rreme të mbajtura ditë më parë.
Zelensky thotë se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga rimarrja e të gjitha rajoneve që janë të pushtuara dhe që do të aneksohen nga Moska.
Volodymyr Zelenskyy postoi në kanalin e tij Telegram të premten se Ukraina është në kontroll të situatës dhe se “Gjithçka do të jetë Ukrainë”.
Zelenskyy tha se ai diskutoi planet për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia me komandantin suprem ushtarak të Ukrainës.
Ai tha se Ukraina po vazhdon të furnizojë trupat e saj me armë dhe municione të tjera, raporton Euronews.