BOTA, 30 Shtator 2022, 11:47

Sulmi me 23 të vrarë në Zaporizzhia, presidenti i Ukrainës: Terroristët nuk kanë vend në botën e qytetëruar

Sulmi me 23 të vrarë në Zaporizzhia, presidenti i Ukrainës:

Presidenti i Ukrainës tha se Rusia ka sulmuar me raketa rajonet e Zaporizhzhia, Mykolaiv Oblast dhe Dnipropetrovsk, sipas BBC.

Volodymir Zelensky pretendon se 16 raketa u lëshuan vetëm në Zaporizhzhia këtë mëngjes. Sipas zyrtarëve lokalë, të paktën 23 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

“Këtë mund ta bëjnë vetëm terroristët, të cilët nuk duhet të kenë vend në botën e qytetëruar”, tha ai në një postim në Telegram.