TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar Argjentinën për fitoren në Kupën e Botës.
Ministria e Jashtme ruse shkroi në Twitter se Putin uroi Fernandes për fitoren 4-2 të ekipit të Lionel Messit ndaj Francës në finalen e Kupës së Botës.
Pas këtij urimi, ka reaguar edhe presidenti argjentinas, Alberto Fernandez, i cili ka falenderuar Putinin për mesazhin e urimit.
Por Fernandez shtoi se gëzimi për fitorën e Argjentinës bëri bashkë shumë njerëz në mbarë botën dhe duhet të shërbejë si shembull për paqen dhe unitetin mes pushtimit rus të Ukrainës.
Argjentina ishte një nga vendet e pakta të Amerikës Latine që i bëri thirrje Putinit të tërhiqte trupat e tij nga Ukraina. Dhe sot, Fernandez u shpreh sërish kundër luftës së Rusisë.
Gracias por este saludo presidente Putin. Que la alegría que hoy une a la Argentina con tantos pueblos del mundo sirva como ejemplo: nuestras sociedades necesitan unidad y paz. https://t.co/g13PYw5iMM
— Alberto Fernández (@alferdez) December 19, 2022
“Faleminderit për urimin, Putin. Le të shërbejë si shembull që fitorja e Argjentinës bashkoi shumë popuj në të gjithë botën: shoqëritë tona kanë nevojë për unitet dhe paqe.”, shkroi ai në Twitter.