TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një gjykatës federal në Florida të SHBA-ve, ka lejuar publikimin e mandatit që dispononte FBI për të kontrolluar resortin e Donald Trump, Mar-a-Lago.
Mandati lejonte agjentët të kontrollonin "zyrën 45", që i referohet faktit që Trump ishte Presidenti i 45 i SHBA-ve dhe të gjithë dhomat e magazinimit, si edhe të gjithë dhomat që përdoren nga Trump dhe stafi i tij. Mandati nuk përfshinte të gjithë zonat private të mysafirëve, suitat dhe dhomat që merren me qira nga anëtarët e klubit të golfit në resort.
Mandati sugjeron se hetuesit kishin arsye për të besuar se Trump ka shkelur Aktin e Spiunazhit.
Konretisht FBI ka kërkuar për dokumenta me shënimin dhe emërtimin të klasifikuara, detaje për grumbullimin ose transferimin e informacioneve të sigurisë kombëtare apo materiale të klasifikuara. Gjithashtu FBI ka kërkur rekorde qeveritare apo presidenciale nga koha kur Trumo ishte President, si edhe prova për ndryshime, shkatërrim apo fshehje të rekordeve të qeverisë apo presidenciale, apo çfarëdo dokumenti me emërtime të klasifikuara.
Një zëdhënës i Trump i tha CBS News se "bastisja ishte jo vetëm e paprecedent por edhe e panevojshme".
Trump dyshohet se mund të ketë marrë dokumenta të klasifikuara duke i nxjerrë ato nga Shtëpia e Bardhë.
Mbështetësit e ish Presidentit, argumentojnë se Presidenti i SHBA-ve, ka të drejtë të deklasifikojë dokumentat edhe thjesht duke deklaruar se ato janë të deklasifikuar, ndërsa të tjerë mendojnë se për këtë nevojitet një proces konkret dhe jo thjesht verbal.