BOTA, 12 Gusht 2022, 13:06

Zjarrfikësit nga e mbarë Europa mbërrijnë në Francë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, ja si paraqitet situata

Zjarrfikësit nga e mbarë Europa mbërrijnë në

Zjarrfikësit nga e mbarë Evropa kanë filluar të arrijnë në Francë për të ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve të egra.

Franca po përballet me zjarre, veçmas me disa vatra gjigante të flakëve në pyjet në jugperëndim të vendit.

Brigada e zjarrfikësve nga rajoni francez Zhironde, tha se gjatë natës kanë arritur të kufizojnë përhapjen e zjarreve pyjore, për shkak se ka pasur pak erë. Por, kushtet atmosferike për vënien nën kontroll të zjarreve ende janë “të pafavorshme” për shkak të motit të nxehtë dhe të thatë.

Që nga e dita e martë, zjarret në rajonet Zhironde dhe Landes kanë shkatërruar mbi 74 kilometra katrorë.

Për shkak të zjarreve, të paktën 10.000 persona janë evakuuar nga këto dy rajone.

Mbi 360 zjarrfikës dhe 100 makina të specializuara janë dërguar në Francë nga Gjermania, Rumania, Polonia dhe Austria. Ata do t’iu bashkohen mbi 1.000 zjarrfikësve francezë të cilët po luftojnë me zjarret pyjore. Greqia po ashtu ka njoftuar se do të dërgojë dy avionë për shuarjen e zjarreve.

Po ashtu, Suedia ka dërguar dy avionë për shuarjen e disa vatrave të zjarrit në rajonin Bretanjë në perëndim të Francës. /REL