BOTA, 12 Gusht 2022, 17:44

Salman Rushdie sulmohet gjatë një ligjërate në New York

Salman Rushdie sulmohet gjatë një ligjërate në New York

Autori i njohur, Salman Rushdie është sulmuar gjatë mbajtjes së një ligjërate në Chautauqua Institution në shtetin e New York. 

Rushdie, autori i librit "Vargjet Satanike" ka qenë pre e shumë kërcënimeve me vdekje. 

Një video e postuar në rrjetet sociale, tregon momentin kur një burrë vrapon drejt skenës dhe sulmon shkrimtarin. Raportohet që Rushdie është plagosur me thikë në qafë.

Agresori është arrestuar. 

Pas publikimit të "Vargjeve Satanike", i cili cilësohet si fyes dhe blasfemi nga myslimanët, pati protesta, djegie librash dhe trazira. Udhëheqësi i Iranit, Ajatollah Khomeini, u bëri thirrje myslimanëve për ta vrarë Rushdie, një çmim u vendos për kokën e tij dhe pati vrasje dhe tentativa ndaj mbështetësve, botuesit dhe përkthyesit.

Shkrimtari ka jetuar për vitë të tëra i fshehur për shkak të kërcënimeve të shumta.