BOTA, 11 Gusht 2022, 21:50

Departamenti i Drejtësisë kërkon publikimin e urdhrit të bastisjes në Mar-a-Lago, kryeprokurori: Në shtëpinë e Trump…

Departamenti i Drejtësisë kërkon publikimin e urdhrit të

Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar një gjykate të publikojë urdhrin e bastisjes që FBI mori përpara se të kontrollonte pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, tha të enjten Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

Në një konferencë shtypi të planifikuar, Kryeprokurori Garland përmendi “interesin e konsiderueshëm publik për këtë çështje” si arsye në shpalljen e kërkesës.

Zoti Garland tha gjithashtu se ai personalisht miratoi urdhrin e kontrollit, i cili ishte pjesë e një hetimi në vazhdim të Departamentit të Drejtësisë për zbulimin e të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë të gjetura në shtëpinë e ish presidentit Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida në fillim të këtij viti.

Nuk është menjëherë e qartë nëse dhe kur kërkesa për publikimin e urdhërit të bastisjes, paraqitur në gjykatën federale në Miami, mund të miratohej ose kur mund të publikoheshin dokumentet. /VOA