BOTA, 11 Gusht 2022, 21:30

Kievi: 13 mijë ushtarë bjellorusë janë gati t’i bashkohen pushtimit rus të Ukrainës

Kievi: 13 mijë ushtarë bjellorusë janë gati t’i

Zëvendësshefi i Drejtorisë kryesore Operative të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksiy Gromov ka deklaruar se rreth 13 mijë ushtarakë aktualë bejllorusë janë të gatshëm t’i bashkohen luftës së nisur nga presidenti rus Vladimir Putin kundër Ukrainës.

Sipas tij, Bjellorusia ka grumbulluar gjashtë batalione të forcave të saj të armatosura në kufirin me Ukrainën.

“Rusia vazhdon të tërheqë Bjellorusinë në një luftë të gjerë kundër Ukrainës” tha Gromov. Ai shtoi se motivimi kryesor për bjellorusët është një shpërblim material për pjesëmarrjen në luftën e plotë, pasi “nuk ka asnjë bazë ideologjike në veprimet e pushtuesve dhe askush nuk beson në denazifikimin”. Në fund të korrikut, inteligjenca britanike raportoi se Alexander Lukashenko është bërë absolutisht i varur nga Kremlini. Ai po përpiqet të shmangë hyrjen në luftë me Ukrainën, por hapësira për manovrim është jashtëzakonisht e kufizuar. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ka pasur raporte se Bjellorusia është gati t’i bashkohet ushtrisë ruse në Ukrainë.