BOTA, 19 Maj 2024, 14:23

Sulme ajrore ruse në Kharkiv/ Raportohet për 5 persona të vdekur dhe 16 të plagosur

Sulme ajrore ruse në Kharkiv/ Raportohet për 5 persona të vdekur

Sulmet ajrore ruse vranë të paktën pesë persona dhe plagosën 16 të tjerë në një zonë rekreacioni jashtë qytetit verilindor të Ukrainës, Kharkiv, të dielën, thanë zyrtarët lokalë, raporton agjencia “Reuters”.

Kryebashkiaku i Kharkivit, Ihor Terekhov dha numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.

“Shpërthimet e dëgjuara në Kharkiv rreth mesditës ndodhën në një periferi aty pranë. Dy raketa ruse goditën një qendër rekreacioni ku njerëzit po pushonin, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur gjashtëmbëdhjetë të tjerë”,  shkroi ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ekipet e shpëtimit në vendngjarje thanë se ishte një shpërthim i fuqishëm, që u përcoll  nga një goditje e dytë, rreth 15-20 minuta më vonë.

Në javët e fundit, qyteti Kharkiv dhe rajoni me të njëjtin emër kanë qenë nën sulm të vazhdueshëm nga raketat dhe bombat ruse dhe, teksa trupat ruse kanë nisur një ofensivë në verilindje të rajonit, raporton Reuters.