BOTA, 2 Gusht 2025, 21:22

Portugalia shpall gjendjen e gatishmërisë për shkak të valës ekstreme të të nxehtit dhe rrezikut nga zjarret

Portugalia shpall gjendjen e gatishmërisë për shkak të

Portugalia kontinentale do të hyjë në gjendje gatishmërie nga mesnata e së dielës për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, pasi vendi pritet të përballet me një valë të nxehti me temperatura ekstreme që do të variojnë nga 36 deri në 44 gradë Celsius.

Ministrja e Administratës së Brendshme, Maria Lucia Amaral, njoftoi se masa do të qëndrojë në fuqi deri më 7 gusht, ora 23:59. Sipas saj, kombinimi i temperaturave shumë të larta, lagështisë së ulët dhe erërave ka detyruar autoritetet të marrin masa të jashtëzakonshme parandaluese.

Masat përfshijnë:

Ndalimin e hyrjes, qarkullimit dhe qëndrimit në zonat pyjore sipas planeve komunale të mbrojtjes nga zjarri;
Ndalimin e djegies dhe pezullimin e të gjitha autorizimeve të dhëna;
Ndalimin e punimeve në pyje dhe zona rurale që përdorin makineri;
Ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve dhe objekteve piroteknike.

Autoritetet portugeze paralajmërojnë se një masë ajri e nxehtë nga Afrika e Veriut do të përfshijë Gadishullin Iberik duke rritur rrezikun e temperaturave ekstreme edhe në Spanjë, ku vlerat mund të arrijnë deri në 45 gradë Celsius.