TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në provincën Guizhou të Kinës, ku 92% e territorit përbëhet nga male, një projekt infrastrukturor mbresëlënës po transformon peizazhin përgjithmonë. Autostrada e re Guizhou Luan Expressway kalon përmes vargmalëve duke çuar në një urë gjigande, aspak e përshtatshme për ata që kanë frikë nga lartësitë.
Në vend të tuneleve të ngushta, kthesave të rrezikshme apo ngjitjeve të ngadalta, autoritetet kineze kanë zgjedhur një qasje drastike, të presin malet në mes.
Puna ka përfshirë heqjen e majave, nivelimin e pengesave dhe ndërtimin e një rruge pothuajse të drejtë, që e kthen një ngjitje prej 70 minutash në një udhëtim ajror prej vetëm një minute.
Autostrada kalon në një terren të vështirë për t’u përshkuar, duke çuar në një tjetër mrekulli të inxhinierisë kineze: urën e kanionit Huajiang (Huajiang Canyon Bridge).
????️ They sliced a mountain range in half to lay down a highway. Only one country would dare to pull this off
In China, engineers didn’t bother with tunnels — they shaved off entire mountain peaks to carve a path for a new expressway. The result? A surreal road cutting straight… pic.twitter.com/xryv8jwNsE
— NEXTA (@nexta_tv) August 2, 2025
Kjo urë po ndërtohet dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2025. Kur të jetë gati, do të jetë ura më e lartë në botë, me një lartësi marramendëse prej 625 metrash mbi kanion, aq lart, sa që Kulla Eiffel do të zhdukej poshtë saj.
Me një gjatësi prej 2.889 metrash dhe gjerësi 1.420 metra, ura pezull do të mbështetet në kulla aq të larta sa edhe më të guximshmit do të ndjenin marramendje. Deri tani janë përdorur mbi 49.000 ton çelik, ndërsa ndërtimi po bëhet me vinça të kontrolluar nga GPS dhe sensorë ere.
Ura pritet të lidhë fshatra të largëta me qytetet kryesore, duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe duke lehtësuar aksesin në zona që dikur ishin pothuaj të paarritshme.
Ndërkohë, projekti pritet të shndërrohet edhe në një atraksion turistik, me plane të ardhshme që përfshijnë korridore xhami, sporte ekstreme dhe aktivitete të tjera tërheqëse për vizitorët.