BOTA, 2 Gusht 2025, 13:54

Mësuesja në pension vritet në Itali, arrestohet bashkëshorti maroken disa vite më i ri. Fqinjët lajmëruan policinë pas britmave

Mësuesja në pension vritet në Itali, arrestohet bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poggiridenti të Valtellinës, në provincën e Sondrios, Itali ku një mësuese në pension, 75-vjeçarja Emilia Nobili, u vra në shtëpinë e saj mbrëmjen e së premtes.

Karabinierët kanë arrestuar bashkëshortin e saj, me kombësi marokene dhe disa vite më të ri, i cili në të kaluarën ishte ndaluar për dhunë në familje.

Alarmi u dha nga fqinjët që dëgjuan britma dhe zhurma të forta nga banesa ku çifti jetonte sërish bashkë, pavarësisht episodeve të mëparshme të dhunës.

Emilia Nobili, ish-profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë italiane, kishte vendosur ta pranonte përsëri burrin në shtëpi, megjithë shqetësimet e familjarëve, sidomos të djalit të tyre.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar motivin e krimit.