TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Koresë së Jugut, Han Duck-soo, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të kundërshtojë tarifat e reja amerikane, të vendosura nga presidenti Donald Trump.
Në një intervistë për CNN, Han theksoi se Seuli nuk do të bashkohet me Kinën për të luftuar kundër këtyre masave ekonomike.
“Ne nuk do të ndjekim atë rrugë. Nuk besoj se do të kishte ndonjë përfitim real nga përplasjet tregtare,” tha ai, duke shtuar se një qasje e tillë nuk do të ishte “fitimprurëse”.
Han nënvizoi se Koreja e Jugut preferon të negociojë drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara dhe theksoi aleancën e fortë mes dy vendeve.
Deklarata vjen në një kohë kur marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare janë sërish në vëmendje.