BOTA, 6 Maj 2023, 20:12

Përshkallëzohet lufta, Kievi pretendon se ka rrëzuar një raketë hipersonike ruse

Përshkallëzohet lufta, Kievi pretendon se ka rrëzuar një

Ukraina tha sot se rrëzoi një raketë hipersonike ruse Kinzhal. Deklarata vjen pas sulmeve ajrore të nisura nga Moska gjatë natës së mërkurës. Presidenti rus Vladimir Putin e kishte cilësuar raketën, gjatë prezantimit të saj të parë në vitin 2018, si një “armë ideale”, sepse është shumë e vështirë të kapet nga mbrojtja kundërajrore e armikut.

“Unë e përgëzoj popullin ukrainas për këtë ngjarje historike,” tha gjenerali Mykola Oleschuk në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Po, ne kemi rrëzuar raketën Kinzhal, e cila nuk ka ekuivalente”, tha ai. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, raketa u rrëzua nga një sistem i mbrojtjes ajrore Patriot i prodhuar në SHBA mbi Kiev rreth orës 02:30 me orën lokale të enjten.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë ta ndihmojnë atë të forcojë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore. Gjatë gjithë dimrit, Moska bombardoi infrastrukturën energjetike të vendit. Dhe në mes të prillit, Kievi mori raketën e parë, të konsideruar si një nga sistemet më të sofistikuara të mbrojtjes ajrore. Sistemi përdoret nga shumë vende të NATO-s. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte deklaruar se raketa do të forconte “dukshëm” mbrojtjen e Ukrainës kundër sulmeve ruse.