TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alberta në Kanada po përballet me zjarre të fuqishme. Ndërkohë që mijëra njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre, në perëndim të Kanadasë, ndërsa vatrat e zjarrit kanë përfshirë pyjet. Autoritetet kanë kërkuar që rreth 13,000 njerëz në Alberta të evakuohen, pasi të paktën 78 zjarre shpërthyen në të gjithë provincën.
Ndërkohë, raportohet se e gjithë popullsia e qytetit të vogël të Drayton Valley, rreth 7,000 njerëz, ishte evakuuar. Në të njëjtën kohë, 20 shtëpi janë djegur në zonën e Liqenit të Foksit. Vendi kaloi një javë me temperatura jashtëzakonisht të larta, të cilat shkaktuan edhe përmbytje pasi bora po shkrihej me shpejtësi të madhe.
The Guardian, raporton se Alberta ka pësuar 348 zjarre që kanë djegur rreth 250,000 hektarë deri më sot. Sipërfaqja e djegur është më e madhja që është vërejtur vitet e fundit për muajt e parë të vitit. Aktualisht autoritetet vijojnë luftën me zjarret, ndërkohë që priten temperatura edhe më të larta, duke krijuar terren për intensifikimin e flakëve.